Ekskluzive / Nderim Nexhipi i jep lamtumirën skuadrës së Korabit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2017 | 19:14

Ekskluzive / Nderim Nexhipi i jep lamtumirën skuadrës së Korabit

Skuadra e Korabit ka humbur një nga elementët më cilësorë që kishte në dispozicion trajneri Gerd Haxhiu dhe njëkohësisht një prej futbollistëve të afruar më me bujë gjatë verës, Nderim Nexhipin. Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar se fantazisti 32 vjeçar, sot ka zgjidhur kontratën me klubin dibran duke u ndarë përfundimisht me të, në kërkim të një aventure të re.

Nexhipi Korabi

Nexhipi u afrua me shumë bujë në verë dhe mendohej se do të ishte pika kyçe e lojës së skuadrës dibrane në këtë sezon në Superiore, falë eksperiencës së tij në shumë ekipe cilësore europiane si dhe njohurisë që kishte për kampionatin shqiptar falë viteve të Partizani.

Nexhipi Korabi 2

Por mesfushori nuk arriti të jepte kontributin e tij siç dëshironte, i penalizuar shpeshherë edhe nga aktivizimi në një rol jo të tijin, në sulm, si pasojë e mungesave në përbërjen e dibranëve. Ndërkaq, duhet theksuar se në 16 ndeshjet e luajtura me dibranët në Superiore, vetëm në 3 prej tyre ka luajtur të 90 minutat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"