EKSKLUZIVE/ Merkatoja e Laçit vijon të mbetet e bllokuar, shkak bëhet ish-sulmuesi i kurbinasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2024 | 8:50

EKSKLUZIVE/ Merkatoja e Laçit vijon të mbetet e bllokuar, shkak bëhet ish-sulmuesi i kurbinasve

Merkatoja e klubit të Laçit vijon të mbetet e bllokuar dhe në këtë moment nuk mund të bëhen federime të lojtarëve të rinj. Në stërvitje prej ditësh ka dalë mbrojtësi i majtë, Indrit Prodani, por ky i fundit nuk mund të regjistrohet si afrim në rast se klubi nuk zgjidh çështjen e bllokimit.

Ballkani në ndjekje të golashënuesit të Laçit, Saliu Guindo - Kosova Sot

Ashtu siç ka paralajmëruar “Panorama Sport”, vendimi është marrë nga FIFA për shkak të mosrespektimit të vendimeve nga ana e klubit për dy lojtarë të cilët kanë fituar gjyqet. Gazeta mëson ekskluzivisht se njëri prej tyre është sulmuesi Saliu Guindo, i cili ka luajtur për herë të fundit me fanellën e Laçit në periudhën janar-maj 2023. Lojtari nga Mali ka paditur në FIFA klubin kurbinas për shkak se nuk ka marrë disa rroga në kohën kur ishte pjesë e tyre. Në këto kushte, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FIFA i ka dhënë të drejtë 27-vjeçarit, duke marrë një vendim të formës së prerë, në një kohë që i ka bllokuar merkato Laçit për tre sesione.

Tashmë zhbllokimi i merkatos vjen vetëm nëse klubi gjen marrëveshjen me Guindon për borxhin që i detyrohet dhe pasi të ndodhi kjo, atëherë palët njoftojnë FIFA-n, e cila nga ana e saj konfirmon gjithçka përmes sistemit të regjistrimit të lojtarëve. Kujtojmë që kurbinasit kanë ruajtur grupin e pjesës së parë të sezonit dhe nëse arrijnë të zhbllokojnë merkato, mundësitë janë që të afrojnë të tjerë lojtarë, krahas Prodanit. Pas 19 javësh kampionat, Laçi pozicionohet në vendin e pestë me 22 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"