EKSKLUZIVE/ “Me shkodranët duhet kujdes”, Memolla: Egnatia më e forta, sezoni i duhur për dopietën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2024 | 10:18

EKSKLUZIVE/ “Me shkodranët duhet kujdes”, Memolla: Egnatia më e forta, sezoni i duhur për dopietën

Egnatia ka përpara një nga finalet e këtij sezoni, pasi pret Vllazninë në shtëpi në gjysmëfinalen e parë të Kupës.

Memolla

Rrogozhinasit do të tentojnë të hedhin një hap drejt finales, ndonëse përballë do të kenë një ekip të konsoliduar. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, Hysen Memolla, i cili u huazua në merkaton e janarit nga Egnatia tek ekipi i Çindia Targoviste në futbollin rumun, shprehet se rrogozhinasit do të arrijnë të eliminojnë Vllazninë në gjysmëfinale të Kupës. Memolla theksoi se Egnatia është ekipi më i kompletuar në Superiore dhe ka të gjitha shanset të fitojë të dy trofetë.

Memolla, si ju është dukur performanca e Egnatias në 2024-ën?

Në përgjithësi ekipi ka performuar mirë, pasi ia ka dalë të ruajë vendin e parë. Si çdo ekip, ka pasur edhe oshilacione në rezultate, pasi nuk është e lehtë të ndryshosh disa futbollistë në merkaton e janarit dhe të vijosh të ruash të njëjtat ritme. Ajo që ka rëndësi, është fakti që skuadra e Egnatias ka vijuar të prodhojë futboll bindës, përtej rezultateve të fundit. Kur kanë mbetur edhe pak ndeshje për tu luajtur në Superiore nuk kam parë asnjë ekip që të tregohet superior ndaj Egnatias. Fitorja me Kukësin besoj ka sjellë qetësinë.

Luajnë me Vllazninë në gjysmëfinale të Kupës. Cili ekip shkon në finale?

Do të jetë një përballje e fortë, pasi në gjykimin tim luajnë dy ekipet më solide të këtij sezoni. Favorite është Egnatia, pasi është ekip më i kompletuar dhe ka diçka më shumë sa i takon kualitetit. Megjithatë, duhet përqendrim maksimal, pasi shkodranët janë një ekip pragmatist, ku reparti i sulmit arrin të bëjë keq në çdo moment. Nëse Egnatia do luajë si ekip, ashtu siç ka bërë deri në këto momente ka më shumë gjasa të shkojë për të dytin vit radhazi në finale të Kupës.

Sa shanse ka ekipi i Tetovës të triumfojë sërish në këtë kompeticion?

Në këndvështrimin tim, është ekipi më favorit për të shkuar te trofeu. Jo pse është fitues në fuqi, por sepse ka skuadrën më të fortë të futbollit shqiptar. Egnatia e di si fitohet Kupa dhe në krahasim me vitin e shkuar, ky grup lojtarësh është më i fortë se një sezon më parë.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT

ISA HALILI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"