EKSKLUZIVE/ Lajm i madh nga KAS-i, vjen konfirmimi për Nedim Bajrami! Mesfushori do të luajë me Kombëtaren shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2021 | 11:23

EKSKLUZIVE/ Lajm i madh nga KAS-i, vjen konfirmimi për Nedim Bajrami! Mesfushori do të luajë me Kombëtaren shqiptare

Një lajm i madh për Kombëtaren shqiptare vjen nga KAS-i. “Panorama Sport” ka arritur të mësojë ekskluzivisht nga burime të sigurta pranë FSHF-së se Nedim Bajrami ka marrë konfirmimin për të luajtur më kuqezinjtë.

nedim bajrami

Mesfushori i cili aktivizohet te Empoli në Serinë A, mund të luajë që ndeshjen me Poloninë që do të zhvillohet ditën e enjte.

Futbollisti do të thirret direkt nga trajneri Reja, teksa gjasat janë të mëdha që Bajramin të debutojë me fanellën kuqezi në sfidën ndaj kombëtares polake.

KONFIRMIMI ZYRTAR I FSHF-së: 

Nedim Bajrami është tashmë zyrtarisht pjesë e Kombëtares shqiptare. Federata Shqiptare e Futbollit prej disa muajsh kishte nisur procedurat për të bërë të mundur aktivizimin e Bajramit me Shqipërinë por pas refuzimit të parë nga organet ndërkombëtare, Drejtoria Juridike e FSHF ju drejtua Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Pas përgatitjes së dosjes voluminoze, me të gjithë dokumentacionin e duhur, konsultimit me ekspertët më të mirë të drejtësisë dhe shumë orëve punë, Federata Shqiptare e Futbollit arriti të triumfojë në CAS duke arritur të sigurojë shërbimet një lojtari që do ta ndihmojë shumë skuadrën tonë Kombëtare sicc është shprehur edhe trajneri Edoardo Reja.

Gjyqi i dytë ndërkombëtar që fiton Federata Shqiptare e Futbollit, kjo padiskutim një arritje shumë e rëndësishme për institucionin e futbollit në vend, që tregon se duke përgatitur procese të rregullta dhe punuar në mënyrë serioze, drejtësia triumfon, ashtu siҫ ishte rasti i gjyqit ndërkombëtar për ndeshjen Serbi-Shqipëri.

FSHF i uron mirë se ardhjen Nedim Bajramit dhe i uron suksese të mëdha me fanellën e shenjtë kuqezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"