EKSKLUZIVE/ Klubi “peshkon” në Kroaci, Laçi gjen zëvendësuesin e Rexhinaldos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2018 | 10:07

EKSKLUZIVE/ Klubi “peshkon” në Kroaci, Laçi gjen zëvendësuesin e Rexhinaldos

Vice Kendesh është “bomberi” më i ri i Laçit. Kurbinasit kanë gjetur më në fund zëvendësuesin e Rexhinaldos së larguar. Klubi ka “peshkuar” në Kroaci, atje ku ka arritur marrëveshjen me ish-shokun e ekipit të Pero Pejiç dhe Bruno Telushit. Bëhet fjalë për 24- vjeçarin që është 1.85 metra i gjatë dhe që luan si sulmues i djathtë, por fare mirë mund të përshtatet edhe qendër apo majtas.

kenesh

Pra, ka të njëjtat karakteristika me afrikanin që shpalli “divorcin” pas finales së Kupës së Shqipërisë. Kendesh e ka nisur karrierën te HKN Sibenik, ndërsa më vonë ka kaluar te Hrv Dragovoljac, për të kaluar te Slaven Belupo. Te kjo skuadër qëndroi deri në janar, ndërsa pjesën e dytë të sezonit të kaluar e mbylli në Lituani tek Atlantas Klaipeda. Me merkaton nuk është mbyllur këtu, pasi drejtuesit janë hedhur në kërkim të një qendërmbrojtësi.

18670882102093197444511258564281679349423505n

Laçi po sheh për ndonjë të pakënaqur në Kroaci dhe që kërkon më shumë minuta dhe një mundësi për t’u aktivizuar në Europë, ndaj shpresojnë që ta gjejnë para se të luajnë ndeshjet e turit të parë me Anorthosis. Kujtojmë që kurbinasit kanë siguruar shërbimet e Hoxhallarit dhe Grecës nga Tirana, të cilët u afruan si të huazuar vetëm për Europën. Të besuarit e Besnik Prengës do të provojnë veten në një tjetër miqësore këtë të shtunë, pas asaj që humbën me Dritën. Kundërshtar këtë herë është zgjedhur Kastriotit dhe takimi do të zhvillohet në Laç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"