EKSKLUZIVE/ Kamza emëron trajnerin e ri, ja surpriza e presidentit Qarri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2019 | 19:07

EKSKLUZIVE/ Kamza emëron trajnerin e ri, ja surpriza e presidentit Qarri

Pas dorëheqjes së Ernest Gjokës, presidenti Qarri ka vendosur që trajneri i ri i Kamzës do të jetë Gentian Stojku.

Qarri

Ditën e djeshme, pasi Kamza u mund në shtëpi nga Kastrioti, tekniku Gjoka deklaroi dorëheqjen nga drejtimi i skaudrës, e cila u pranua dhe nga presidenti Qarri.

Ndërkohë, në një situatë kritike ku gjenden të fundit në renditje, kamzalinjtë kanë “përveshur mëngët” menjëherë, për të gjetur pasuesin e Gjokës, i cili do të jetë Gentian Stojku.

erzeni

44-vjeçari, një ish-sulmuesi i njohur në Shqipëri, tashmë në karrierën si trajner, ka pasur më parë drejtimin e Sopotit, Pogradecit, Tomorit në Kategorinë e Parë. Në këtë sezon, deri më tani ka mbajtur edhe postin e trajnerit të skuadrës shijakase, Erzenit.

Tashmë, Stojku do të marrë mbi supe një punë mjaft të vështirë, ku si objektiv te Kamza ka mbijetesën në Superiore, edhe pse gjendet i fundit në renditje.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"