EKSKLUZIVE/ FSHF-ja “injoron” klubet e bashkive përveç Vllaznisë, administratori i Lushnjes: Ja çfarë bisedova me kryebashkiakun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2020 | 21:46

EKSKLUZIVE/ FSHF-ja “injoron” klubet e bashkive përveç Vllaznisë, administratori i Lushnjes: Ja çfarë bisedova me kryebashkiakun

Pas vendimit të FSHF-së për të mos ndihmuar financiarisht klubet e kampionatit shqiptar që janë në pronësi të bashkive, ka dhënë qëndrimin e tij për “Panorama Sport” dhe administratori i klubit të Lushnjes Edison Koçi. Ai shtoi se nëse vetëm Vllaznia do të ndihmohet financiarisht dhe jo klubet që kontrollohen nga bashkia, klubi myzeqar do të shprehë qëndrimin e tij publik.

12333333333333
Nga ana tjetër, Koçi zbulon se ka biseduar me kryetarin e bashkisë së Lushnjes rreth çështjes së shlyerjes së pagave për lojtarët. Ai shton se ka marrë premtim se fondi është miratuar.

“Për momentin nuk kemi çfarë të themi, sepse nuk është diçka që është bërë konkretisht. Sa shumë gjëra janë thënë deri tani, që nga politikanët e me radhë… Kur të jetë bërë fakt i kryer dhe nëse ka diçka që nuk shkon, do të reagojmë. Për shembull, nëse një ekip që financohet nga bashkia përfiton dhe ne të tjerët jo, sigurisht që do të themi fjalën tonë. Ne nuk kemi probleme me pagesat. Kemi biseduar me kryebashkiakun tonë dhe ai na ka siguruar se nuk do të ketë probleme me pagesat e futbollistëve. Fondi është i miratuar, është i sigurt, mund të ketë vetëm pak vonesë, por rëndësi ka që është. Për Lushnjën vazhdon gjithçka si më parë”, u shpreh për “Panorama Sport” administratori i Lushnjes Edison Koçi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"