EKSKLUZIVE/ FIFA bllokon Skënderbeun, flet Takaj: Reaguam shpejt, ditën e djeshme…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2021 | 18:58

EKSKLUZIVE/ FIFA bllokon Skënderbeun, flet Takaj: Reaguam shpejt, ditën e djeshme…

Skënderbeu ka filluar të lëvizë menjëherë pas bllokimit të merkatos nga ana e FIFA-s. Pas lajmit të publikuar një ditë më parë në gazetën “Panorama Sport”, korçarët janë vënë në lëvizje për të parë se si qëndrojnë gjërat në lidhje me këtë bllokim dhe procedimi i mëtejshëm për të zhbllokuar merkaton si e vetmja mundësi për të nxjerrë ekipin nga kjo situatë në të cilën ndodhet këtë sezon.

SKENDERBEU

Përmes një reagimi në faqen zyrtare të klubit, Skënderbeu konfirmoi faktin se merkatoja është bllokuar përkohësisht për shkak të detyrimeve të prapambetura ndaj lojtarit francez Arnaud Guezh. Por më tej klubi përmes njoftimit zyrtar bënte me dije se drejtuesit kanë lëvizur me shpejtësi dhe pritet që gjithçka të rikthehet në normalitet ditën e sotme. “KF Skënderbeu deshiron te sqaroje opinionin publik ne lidhje me bllokimin e merkatos. Klubi pasi ka humbur gjyqin me lojtarin Arnaud Guezh, pjese e ekipit bardhekuq per sezonin 2018-‘19, ka kryer pagesen e detyrimit karshi lojtarit dhe sot pritet te hapet serish merkatoja. Klubi po punon intensivisht per përforcimin e ekipit ne merkaton e janarit”, kështu shkruhej në njoftimin e bërë dje nga klubi korçar në faqen zyrtare në “Facebook”. Për të qenë korrekt në lidhje me këtë çështje gazeta ka kontaktuar me vetë presidentin Ardjan Takaj.

ardjan takaj

Vetë presidenti ka bërë me dije se çështja është zgjidhur tashmë, pasi ka qenë vetëm një shumë e vogël për t’u paguar, dhe pasi është bërë pagesa e lojtarit çdo gjë është gati për t’u rihapur. “Kemi reaguar pasi jemi vënë në dijeni të kësaj situate. Ka qenë një shumë e vogël që ne i detyroheshim lojtarit dhe pagesa është bërë sot (dje) prandaj presim që nga momenti në moment të bëhet edhe lirimi i merkatos nga ana e FIFA-s”, – u shpreh presidenti i Skënderbeut për “Panorama Sport”.

LLAZI SARO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"