EKSKLUZIVE/ E konfirmoi vetë trajneri Josa, ja dy lojtarët e Kukësit që janë larguar zyrtarisht përpara përfundimit të sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2021 | 13:38

EKSKLUZIVE/ E konfirmoi vetë trajneri Josa, ja dy lojtarët e Kukësit që janë larguar zyrtarisht përpara përfundimit të sezonit

Gjatë ditëve të fundit në kampin kuksian nuk kanë munguar largimet, edhe pse në klub nuk kanë bërë asgjë zyrtare për mediat.

Sulmuesi i Kukesit Kuper

Ka qenë vetë trajneri Josa, ai që dje konfirmoi për “Panorama Sport” se sulmuesi Godberg Kuper dhe mbrojtësi Numan Kurdiç, nuk janë më pjesë e klubit.

“Kurdiç dhe Kuper nuk bëjnë pjesë më në skuadër”, sqaroi shkurtimisht Josa. Ai gjithashtu foli edhe për situatën me sulmuesin Albin Gashi, i cili e ka mbyllur sezonin për shkak të një dëmtimi që pësoi në përballjen ndaj Teutës. “Gashi ka një problem, ka thyer metakarbin e dorës dhe është në Austri.

KURDIC

Ka futur dorën në allçi dhe deri në fund të sezonit nuk do të jetë i gatshëm”, theksoi trajneri për kosovarin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"