EKSKLUZIVE/ Dinamo vazhdon me stilin italian, ish-futbollisti i Interit drejt pankinës së “Bluve”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 29, 2020 | 12:45

EKSKLUZIVE/ Dinamo vazhdon me stilin italian, ish-futbollisti i Interit drejt pankinës së “Bluve”

Dinamo mbetet pa trajner në fund të 2020-ës. Trajneri italian, Fabricio Kamarata, dha lajmin e “divorcit” me 18 herë kampionët e Shqipërisë në rrjetet sociale. 45-vjeçari i shprehu mirënjohjen klubit dinamovit dhe futbollistëve për 13 muajt e bashkëpunimit.
Fabricio-Kamarata-300x298

SI NDODHI – Gazeta mëson se Kamarata ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e Apolonisë për të qenë trajner i ekipit deri në fund të sezonit. Rezultatet e Dinamos dhe CV-ja e italianit kanë bindur presidentin Koço Kokëdhima. Kamarata ka biseduar me presidentin Pontreli dhe kanë zgjidhur kontratën, e cila skadonte në maj të 2021-shit. Palët e kanë zgjidhur këtë ngërç me mirëkuptim. Ndërsa kushti i drejtuesve të Apolonisë për Kamaratën është qëndrimi në Superiore.
unnamed
TRAJNERI I RI –
Drejtuesit e Dinamos e kanë gati emrin që do të zëvendësojë Fabricio Kamaratën. Gazeta mëson se ai është gjithashtu një emër i njohur i futbollit italian, e bëhet fjalë për Françesko Morieron, ish-lojtar i Romës, Napolit e Interit në Serinë A. Ai ka fituar Kupën UEFA me Interin e “Fenomenit” Ronaldo në 1998-ën dhe ka qenë pjesë e kombëtares italiane. Ai tashmë është një menaxher futbolli dhe trajner. Moriero ka qenë në Tiranë pak kohë më parë në FSHF në një event të organizuar nga federata dhe sponsori teknik “Macron”. Moriero ka shoqëri me presidentin e Dinamos, Marko Pontreli.

SKERDILAID SULOZEQI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"