EKSKLUZIVE/ Debutim Perfekt me Kombëtaren Shpresa, flet Muçi: Prita gjithë vitin ftesën, nuk e kisha menduar kurrë që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2020 | 23:00

EKSKLUZIVE/ Debutim Perfekt me Kombëtaren Shpresa, flet Muçi: Prita gjithë vitin ftesën, nuk e kisha menduar kurrë që…

Ernest Muçi është duke kaluar momente të arta të karrierës së tij. I shpallur kampion me Tiranën dhe i kualifikuar në fazën “play off” të Ligës së Europës, ka lënë gjurmë edhe në ndeshjen me Kombëtaren Shpresa. I futur në pjesën e dytë, sulmuesi bardheblu ka shënuar dy gola me një qetësi prej “vrasësi” brenda zonës dhe një saktësi prej bomberi me eksperiencë disavjeçare, edhe pse është vetëm 19 vjeç.

bandicam 2020-09-04 19-58-11-946

Pas këtij triumfi të artë dhe paraqitjeje fantastike, për “Panorama Sport” ai tregon emocionet e debutimit me Shpresat. “Emocionet? Çfarë të them, ndihem shumë i lumtur. Ishte një ftesë të cilën të them të drejtën e kam pritur gjatë gjithë këtij viti. Jam shumë i lumtur që arrita të debutoj me Kombëtaren U-21 dhe mbi të gjitha që ndihmova ekipin për fitoren.

Të shënoja dy gola në këtë fitore të madhe nga ana jonë, ishte diçka fantastike. S’e kisha çuar nëpër mend një debutim të tillë. Skuadra është në një formë shumë të mirë dhe ne do të japim çdo herë maksimumin. Edhe në ndeshjen e radhës ndaj Andorrës do të tentojmë që të marrim 3 pikët, për të parë përpara në këto kualifikuese”, tha Muçi për “Panorama Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"