EKSKLUZIVE/ “COVID-19” trondit Skënderbeun, tre lojtarë trembin korçarët para Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2020 | 23:55

EKSKLUZIVE/ “COVID-19” trondit Skënderbeun, tre lojtarë trembin korçarët para Partizanit

Korçarët veç munge save për shkaqe dëmtimesh dhe problemesh fizike, tashmë duhet të bëjnë llogaritë edhe me pasojat apo frikën e pandemisë që ka “zbritur” edhe në klubin bardhekuq. Burime të sigurta thanë për “Panorama Sport”, se prej dy ditësh kapiteni i Skënderbeut, Jorgo Meksi është i karantinuar në banesë për shkak të disa simptomave që lojtari ka shfaqur një ditë para ndeshjes me Kastriotin.Jorgo Meksi

Simptoma këto të cilat janë të ngjashme me ato të virusit “SarsCov2”. Për këtë arsye, lojtari nuk është bashkuar me ekipin, por ka qëndruar i karantinuar në banesë, ndërsa klubi ka udhëtuar drejt Durrësit. Të njëjtat burime thanë se Meksi për të qenë i sigurt, i është nënshtruar edhe testit të tam- ponit, ndërsa përgjigjja e këtij testi pritet në ditët në vijim. Deri atëherë lojtari do të qëndrojë i izoluar në banesë. Por nuk është vetëm Meksi që ka shfaqur shenja të tilla.Dajsinani5

Burimet e gazetës, mësuan se tamponin e ka kryer edhe Rrapaj, i cili ditën e ndeshjes ka shfaqur temperaturë dhe është në pritje të përgjigjes. Nga ana tjetër ditën e djeshme temperaturë ka pasur edhe Dajsinani, i cili nuk është stërvitur me ekipin. Për rastin e portierit stafi mjekësor dyshon për ndonjë virozë stinore, ndërsa pret ecurinë e simptomave.

MUNGESAT
Me Meksin jashtë dhe me dilemat e Rrapajt dhe Dajsinanit, shtohen problemet dhe mungesat e Skënderbeut për ndeshjen ndaj Partizanit në transfertë. Veç këtyre lojtarëve korçarët në këtë takim duhet të bëjnë edhe pa Mensahnë, i cili u ndëshkua me kartonin e kuq në ndeshjen e fundit ndaj Kastriotit. Lojtari është një mungesë e sigurt për Ahmatajn po ashtu si Shala dhe Dujardin. Nga ana tjetër vijnë lajme të mira për sa i përket riku- perimeve.

Skenderbeu festa

Mara dhe Taipi janë në formë të mirë dhe kanë lënë pas plotësisht problemet, ashtu si Govori që ishte në stol ndeshjen e fundit. Është rikuperuar edhe Randi, i cili dje është bashkuar me ekipin, duke dhënë shen- ja të mira, për të qenë pjesë e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen ndaj të kuqve. Me këto rikuperime duket se Ahmataj do ta ketë më të thjeshtë për të mbyllur formacionin e titullarëve që do të zbresin në fushë ndaj Partizanit, pavarësisht dilemave të mëdha.

Ajo që vlen të theksohet është se për rastin e Dajsinanit dhe Rrapajt mund të pritet deri në momentin e daljes së tamponit për të vendosur më pas nëse portieri do të jetë gati për këtë takim apo jo.

LLAZI SARO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"