EKSKLUZIVE/ Borxhet e Vllaznisë, sponsori Xhaferi: Shuma për t’u paguar është më e madhe se 320 milionë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2021 | 13:21

EKSKLUZIVE/ Borxhet e Vllaznisë, sponsori Xhaferi: Shuma për t’u paguar është më e madhe se 320 milionë

Borxhi i larë që kanë në Tatime si dhe shuma fillestare që duhet paguar për të krijuar një marrëveshje që i hap rrugën licencimit të Vllazninë mbetet lajtmotivi në Shkodër.

ALBAN XHAFERI

Sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi, ka reaguar për “Panorama Sport” sa u përket bisedimeve që klubi po bën me Drejtorinë e Tatimeve për të arritur një marrëveshje. Ai ka thënë se vlera që duhet paguar është edhe më e madhe se 320 milionë lekë të vjetër.

“Ne jemi duke bërë të gjitha përpjekjet tona për të bërë të mundur licencimin e klubit për të marrë pjesë në Kupat e Europës. Për sa i përket vlerës që flitet për të paguar në Tatime, mund të them se bëhet fjalë për më tepër. Gjithsesi, kjo nuk do të jetë një pengesë pasi mendoj se do të gjendet një zgjidhje edhe në këtë drejtim. Ne po punojmë për këtë gjë. E rëndësishme është që ekipi të ecë mirë”, deklaroi Xhaferi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"