Egnatia, trajneri Ilir Duro tregon planin për sezonin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2019 | 17:32

Egnatia, trajneri Ilir Duro tregon planin për sezonin e ri

Pas përfundimit të kampionatit, ashtu si shumë skuadra të tjera, edhe Egnatia nisi pushimet. Por, pauza nuk do të zgjasë shumë, pasi mësohet se në javën e dytë të korrikut do të startojnë seancat e para.

ilir duro

Grupi i titullarëve që mbajtën peshën kryesore në disa përballje mendohet se do ruhet. Më pas do të planifikohen katër ose pesë afrime dhe gjithçka do funksionojë për të tjerë objektiva .Gjithashtu edhe trajneri Ilir Duro pritet të rikonfirmohet. Në një bisedë për “Panorama Sport”, vetë trajneri kavajas tregoi planin.

“Aktualisht si unë edhe lojtarët po pushojnë në qytetet ku banojnë. Të tilla pushime janë të nevojshme për ne njerëzit e sportit në përgjithësi. Gjatë kësaj pauze, kontaktet me pjesën tjetër të stafit e drejtuesve kanë qenë të shpeshta. Dëshira ime për të qenë sërish pjesë e Egnatias është e madhe. Në Rrogozhinë çdo trajner ka mbështetje maksimale dhe kushtet e duhura të punës. Drejtuesit e klubit kanë vendosur javën e dytë të korrikut për të nisur nga puna. Kurse sa u përket lojtarëve, preferencë është që 70% e grupit të qëndrojë për të kontribuuar ende”, ka deklaruar Duro.

Aldo Buzi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"