Egnatia bën 2 goditjet e radhës në merkato, arrihet marrëveshja me talentin e Grasshopers

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2020 | 15:20

Egnatia bën 2 goditjet e radhës në merkato, arrihet marrëveshja me talentin e Grasshopers

Egnatia duket një nga ekipet më aktive në merkato, me drejtuesit që po punojnë për të krijuar një ekip konkurrues me objektiv ngjitjen në Superiore.

0B382B7C-05A5-4A9E-89CD-D7AC88BD51DA

Së fundmi klubi nga rrogozhina ka arritur marrëveshjen me 2 lojtarë dhe ata do të jenë afrimet e radhës në skuadër. Bëhet fjalë për sulmuesin nigeran  Francis Momoh. Talenti 19-vjeçar vjen në huazim nga skuadra e njohur zvicerane e Grasshopers.

Afrimi tjetër është, Orian Xhemalaj. Mesfushori sezonin e fundit ishte pjesë e Erzenit, ndërsa nga sezoni i ardhshëm do jetë nën urdhrat e Gugash Maganit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"