Efekti, vetëm 40 lojtarë nga Kosova

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2016 | 13:10

Efekti, vetëm 40 lojtarë nga Kosova

Afro 350 lojtarë të rinj janë vëzhguar gjatë ditëve të fundit në qendrën stërvitore të ekipeve kombëtare në Kamzë.

seleksionimetFutbollistë të datëlindjes 1998-1999, sipas një grafiku të përcaktuar më parë nga FSHF, janë vëzhguar nga grupi i punës. Ky i fundit përbëhej nga zv.trajneri i Kombëtares, Paolo Tramexani, trajneri i U- 21, Redi Jupi, ai i U-19 Arjan Bellai, ai i U-17 Xhemal Mustedanagiç, si dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Vasil Bici dhe Abdyl Kuriu.

Dje, në ditën e fundit të seleksionimit, u vëzhguan edhe futbollistët nga Kosova, teksa merrnin pjesë vetëm 40 prej tyre. Prania e paktë e të rinjve kosovarë vjen pas “kërcënimit” të trajnerëve të Kombëtareve të moshave në Kosovë. Këta të fundit kanë thënë se ata të rinj që do të testohen te Shqipëria, nuk do të kenë më vend te Kosova. Kësisoj, kjo ka dhënë një efekt negativ, teksa kurrë më parë pjesëmarrja e të rinjve kosovarë nuk ka qenë në këtë numër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"