Edhe Korabi zbriti në fushë, drejtori i klubit: Na mjaftojnë 26 ditë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2020 | 23:07

Edhe Korabi zbriti në fushë, drejtori i klubit: Na mjaftojnë 26 ditë

Pas një ndërprerjeje më shumë se dymujore për shkak të pandemisë, Korabi iu rikthye dje stërvitjes. Në një prononcim për “Panorama Sport”, drejtori sportiv, Fehmi Mëziu, u shpreh:
Fehmi Mziu stadiumi Korabi
“Dua të falënderoj Ministrinë e Shëndetësisë dhe FSHF-në që gjetën mirëkuptimin për të vazhduar pjesën e mbetur të kampionatit. Jemi njohur me protokollin sanitar dhe masat që duhet të marrim në stadium për zhvillimin e ndeshjeve. Sot (dje) kemi grumbulluar ekipin në Pezë-Helmës për të zhvilluar stërvitjen. Të gjithë lojtarët kanë shëndet të mirë. Stafi drejtues po merr masat për përgatitjen e ekipit. Për ne janë të mjaftueshme 26 ditë për këtë minifazë përgatitore, pasi kampionati për ne ristarton më 14 qershore e jo më 7. Në stadium po bëhet lyerja dhe dezinfektimi i ambienteve të brendshme, ndërkohë që edhe fusha do të jetë në gjendjen më të mirë që ndeshjet të zhvillohen në kishte normale”.

FATMIR ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"