Ecuria pozitive e Arsenalit, legjenda i jep meritat portierit: Ai është fantastik, bën gjëra fenomenale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2023 | 14:00

Ecuria pozitive e Arsenalit, legjenda i jep meritat portierit: Ai është fantastik, bën gjëra fenomenale

Dejvid Siman, ish-portieri legjendar i Arsenalit, mendon se paraqitjet spektakolare të portierit Aron Ramsdejl janë vendimtare për ecurinë pozitive të “Topçinjve” këtë sezon.

DBNMBDD

“Njerëzit harrojnë që ai është vetëm 24 vjeç. Kështu që kjo është diçka fantastike për mendimin tim, sepse unë u transferova tek Arsenali kur isha 26 vjeç. Dhe ajo që ai po bën në këtë moshë është fenomenale. Aron po bën pritje të mëdha gjatë gjithë kohës. Bëri një pritje të shtunën, e cila ishte e klasit botëror. Nuk ishte një pritje në fluturim, apo diçka e tillë, por një nivel i lartë teknik dhe ai e ka bërë këtë gjatë gjithë sezonit”, tha ish-portieri i Anglisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"