Ecuria/ Barcelona për rekord, 17 fitore me një gol diferencë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2024 | 13:36

Ecuria/ Barcelona për rekord, 17 fitore me një gol diferencë

Në ndeshjen e 400-të të Ter Shtegenit me fanellën blaugrana, Barcelona ka mundur Majorkën 1-0 falë golit të shënuar nga Lamine Jamal në pjesën e dytë.

barcelona

Një tjetër fitore minimale për katalanasit, që e kanë çuar në 17 numrin e fitoreve me një gol diferencën në këtë sezon. Në këtë mënyrë Barcelona e këtij sezoni ka barazuar rekordin e sezonit të kaluar, kur deri në fund të kampionatit e mbyllte me 17 suksese me një gol diferencë.

“Shpresojmë të fitojmë me ndonjë gol më shumë dhe jo me kaq vuajtje”, deklaronte Zhoao Feliks pak javë më parë. Por me sa duket Barcelona është e abonuar me këto fitore dhe gjasat janë që kështu do ta mbyllë deri në fund.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"