E zbulon mbrojtësi i Liverpulit: Salah stërvitet vetëm 20%…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2018 | 22:30

E zbulon mbrojtësi i Liverpulit: Salah stërvitet vetëm 20%…

Mbrojtësi i Liverpulit, Alberto Moreno, ka zbuluar se Mohamed Salah stërvitet me vetëm 20% të kapacitetit të tij, sepse ka frikë se mos pëson ndonjë dëmtim këtë fundsezon.

1501614783457_lc_galleryImage_Soccer_Football_Bayern_Mu

“Salah është një djalë i pabesueshëm. Ai po bën një sezon të jashtëzakonshëm”, tha mbrojtësi i spanjoll. “Mendoj se Salah stërvitet në 20% të potencialit, sepse ai ka frikë se mos dëmtohet. Tani është ramazani dhe unë do të ha dhe pi për të. Kjo është gjithçka mund të bëj”. Liverpuli arriti në finalen e Champions-it, por Moreno nuk ka shumë shpresa që do të luajë në Kiev.

“Nuk e imagjinoj ende se do të luaj në një finale të Ligës së Kampioneve. Kemi një skuadër të shkëlqyer dhe do të luftojmë për trofeun.

Duhet t’i thoni trajnerit Klop që të më aktivizojë në finale. Unë e humba vendin e titullarit për shkak të dëmtimit. Por tani nuk është koha për të folur për këtë. Tani është koha për të shijuar atë që arritëm. Kë lojtar do t’i hiqja Realit? Pyetje e lehtë: Ronaldon”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"