E zbulojnë në Kosovë, Laçi i bën ofertë sulmuesit 23-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2021 | 10:32

E zbulojnë në Kosovë, Laçi i bën ofertë sulmuesit 23-vjeçar

Te Laçi kanë nisur të punojnë për afrimet që do të bëjnë në skuadër në merkaton e verës. Pas Saliou Gundo, kurbinasit po tentojnë të afrojnë edhe një tjetër sulmues.

auto_197267119_1970783999764657_3048180976658724628_n1623089119

Bëhet fjalë për futbollistin që sezonin e fundit ishte pjesë e Feronikelit në Kosovë, Adem Maliqi. “Zëri.info” raporton se kurbinasit i kanë bërë një ofertë lojtarin dhe shpresojnë që ta bindin për të veshur fanellën bardhezi. Gjithashtu Maliqi ndiqet edhe nga skuadra e Llapit në Kosovë, që gjithashtu ka shprehur interes për të marrë shërbimet e tij.

Gjatë karrierës së tij, sulmuesi 23-vjeçar ka luajtur vetëm në Kosovë, me skuadrat e Ferizajt, Flamurtarin dhe së fundmi me Feronikelin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"