“E vërteta e atentantit në Vlorë, si i përballon situatat një vajzë si unë”- Françeska Jaçe rrëfen anën e errët të jetës mes luksit dhe problemeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2021 | 20:41

“E vërteta e atentantit në Vlorë, si i përballon situatat një vajzë si unë”- Françeska Jaçe rrëfen anën e errët të jetës mes luksit dhe problemeve

Para pak netësh, të gjitha mediat publikuan lajmin se makina tip “Range Rover” e i Françeska Jaçe, ish të dashurës së futbollistit Albi Doka, u përfshi nga flakët në lagjen “Pavarësia” në qytetin e Vlorës.

Por, me sa duket, kjo ngjarje nuk e ka shqetësuar aspak Françeskën, e cila është duke shijuar pushimet në plazhet tropikale të Brazilit.

Vetëm pak pak ngjarjes, ajo publikoi në “Instastory” një video, ku shihej teksa relaksohej në rrezet e diellit dhe detin e kaltër përballë.

Më vonë, ajo postoi një foto shumë provokuese nga vaska, në të cilën shfaqej e veshur me bikini dhe tregonte format, një mënyrë sfiduese kjo për t’u dëshmuar komentuesve negativë se ajo është shumë mirë dhe djegia e një makine luksoze asaj nuk ia prish aspak humorin.

Më vonë në një story në “Instagram”, Jaçe rrëfeu të vërtetën e saj në lidhje me lajmet ku theksohej se në fakt Françeskës i ishte bërë një atentat në mes të Vlorës.

Jaçe e konsideron këtë si një sulm personal ndaj imazhit të saj, duke shpjeguar që e vërteta e është se makina e saj ka pësuar një defekt teknik.

Ndër të tjera, Françeska shkruante: “Unë jam një vajzë e re, e qeshur dhe tip joproblematik. S’e kuptoj si supozojnë që ka ndodhur një atentat, kur ne e shohim që situata të tilla sa vijnë e rrallohen në Shqipëri!”, duke rendituar edhe faktin se si i përballon këto situata një vajzë si ajo.

Kujtojmë që disa ditë më parë u raportua se makina e Françeska Jaçes ishtë përfshirë nga flakët në qytetin bregdetar të Vlorës. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe nisi nga puna për zbardhjen e shkaqeve të flakëve që shkrumbuan mjetin luksoz tip “Range Rover”, i cili paraprakisht u dyshua se ishte i qëllimshëm.

Kujtojmë që ky është incident i dytë që i ndodh Françeska Jaçes me makinat. Në nëntor të 2020, ish-banorja e “Big Brother”, u përfshi në një aksident rrugor.

franceska jace (7)

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Nartës” në Vlorë, rreth orës 12:40, ku nga videot e publikuara nga disa media, makina e saj tip “BMV” ishte kthyer totalisht përmbys. Famirësisht, Françeska nuk pësoi dëmtime fizike.

franceska jace (8)

Ajo po udhëtonte e vetme me një makinë “BMW X6” kur në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Nartës”, makina e saj luksoze u përmbys, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Françeska kishte publikuar më parë foto dhe video në “Instastory”-n e saj në “Instagram”, ku shihej në Vlorë, duke drekuar.

franceska jace (5)

Nga ora kur publikoi story-n, binte në sy fakti se xhiron me makinë në qytet, ajo e kishte bërë rreth orës 12:40 të mëngjesit, ndërkohë që pas orës 22:00 ishte i ndaluar qarkullimi dhe dalja e qytetarëve për shkak të karantinës.

franceska jace (2)

Nuk vonoi dhe Françeska Jaçe reagoi për herë të parë në rrjetet sociale, pasi i shpëtoi aksidentit të frikshëm, që sipas raportimeve u ndihmua nga kalimtarët dhe mori vetëm disa plagë të lehta në trup. Pasi lajmi mori dhenë, ajo vendosi të fliste për aksidentin duke falenderuar të gjithë njerëzit për mesazhet dhe telefonatat e tyre. Ndërsa uroi që Zoti t’i ndihmojë të gjithë njerëzit!

franceska jace (3)

“Zoti ju ndihmoftë! Faleminderit të gjithëve për telefonatat dhe mesazhet e përzemërta!”, shkroi ajo. Momenti i përplasjes dhe përmbysjes së automjetit sipas dëshmitarëve okularë në vendin e ngjarjes, por edhe Policisë, u konsiderua i frikshëm, ndërsa në momentet e para është menduar për një aksident edhe më të rëndë, por fatmirësisht gjithçka kaloi pa pasoja.

franceska jace (1)

Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat e Policisë, ndërsa drejtuesja e automjetit doli nga makina e përmbysur, duke marrë menjëherë ndihmë mjekësore.

franceska jace (2)

27- vjeçarja nga Vlora, e njohur për mediat, ka qëndruar pranë vendit të ngjarjes edhe kur ka mbërritur Policia, ndërsa nga blutë e Vlorës nisën menjëherë hetimet për këtë ngjarje. Sipas informacioneve nga Policia e Vlorës dyshohej se shkak i aksidentit ishte humbja e kontrollit të mjetit, që solli edhe përplasjen me bordurën e rreth rrotulimit dhe më pas përmbysjen.

franceska jace (1)

“REALITY SHOW” I FRANCESKËS PAS “BIG BROTHER”, JETA PLOT PERIPECI E MODELES NGA VLORA

Theksojmë që jeta e Françeskës që pas famës që mori në “Big Brother” ka qenë me plot peripeci, duke filluar nga aksidentet e ndryshme me makinë e deri te sherret me femrat, situata prej të cilave ka përfunduar edhe në polici.

Franceska Jace (2)

Një vajzë dinamike si ajo duket sikur ka vazhduar “reality show”-n edhe pas daljes nga “Big Brother”, pasi shpesh është bërë pjesë e faqeve të kronikës, për shkak të problemeve të ndryshme që ka kaluar në jetë, por që në fund ia ka dalë.

franceska jace 3

E në lidhje me këto situata ajo e ka gjetur fajtorin te “syri i keq”, ndaj rikthimin në jetën e qejfit e ka shoqëruar me mbajtjen e objektit që njihet si “syri grek”, që është në gjendje të kapë energjinë negative të mjedisit përreth.

Një emoji të tillë vendosi para ca kohësh në fotot që postoi në “Instagram”, duke sfiduar kështu zilinë atyre që e kanë inat. Ndërkohë që direkt pas lajmeve, ajo nuk ngurroi të ekspozonte rikthimin në jetën e luksit të shfrenuar, ku shihet tek darkon në restorante të shtrenjta dhe e veshur kokë e këmbë në luks.

Pak para aksidentit, ish-lojtarja e “Big Brother” i dha fund lidhjes me futbollistin 23- vjeçar të Tiranës, Albi Dokën, duke e fshirë njëritjetrin nga lista e “Instagram”-it. Historia e saj me futbollistin u zbulua kur ajo në kulmin e pandemisë, postoi një foto nudo artistike në profilin e saj në “Instagram”, foto që nuk mori miratimin nga Albi.

Kaq ka mjaftuar që të vërshonin komentet e shumta se pse mbrojtësi i skuadrës së Tiranës, Albi Doka, qëndroi indiferent ndaj asaj fotoje. Ndërsa drejton biznesnin e saj, Françeska nuk heq dorë nga fotot e nxehta.

Në fakt, asgjë nuk dihej për jetën private të saj, deri ditën e ditëlindjes së futbollistit, i cili e festoi në krahët e ish-lojtares së “Big Brother”. Futbollisti festoi 23-vjetorin e lindjes dhe vëmendjen e asaj dite e mori ish-lojtarja e “Big Brother”.

Mbrojtësi mori një urim special teksa u pa në krah të vajzës nga Vlora, shpesh e komentuar për jetën private. Ishte kjo e fundit që publikoi një video të shkurtër në “Instastory” me Dokën, duke i uruar atij ditëlindjen.

Ndërkohë që vetë Doka nuk bëri asnjë postim në “Instagram”-in e tij, ku të pozonte me Françeskën. Futbollisti diskret shquhet për raportet mjaft të afërta me vajzat e ekranit, kryesisht modelet, te cilat duket se janë në shijet e tij.

Françeska foli rreth jetës private në kohë pandemie, pasi u tregoi ndjekësve në “Instagram” se po flirtonte me një djalë të njohur, duke lënë mister emrin. Me gjasa, fjala ka qenë për futbollistin Doka dhe nuk është çudi të jenë njohur në rrjetin social të “Instagram”-it për t’u takuar pas izoimit.

“Happy Birthday Champion!”, i shkruante Jaçe sipër videos, ku dukeshin shumë të lumtur krah njëri-tjetrit dhe të çlirët për ta shijuar jetën ashtu siç vjen pa komplikime.

Ish-lojtarja e “Big Brother” aktualisht i është dedikuar biznesit të saj (një agjencie udhëtimesh) dhe jetës si modele “Instagrami”, ku shpesh pozon topless dhe historisë së re. Gjatë një bashkëbisedimi me fansat në “Instagram”, ajo rrëfeu disa detaje nga jeta private.

Pyetjet e fansave ishin nga më të ndryshmet, ndërsa Françeska filloi të kthente përgjigje me dy alternativa “e kam bërë” ose “s’e kam bërë”.

Ngacmimit “Je bërë dru me mall?”, ajo iu përgjigj me “po”. Gjithashtu iu përgjigj me “e kam bërë” pyetjes së ndjekësit: “Ke bërë seks në kohë karantinimi?”.

Ndërsa pyetjes: “A ke vazhdu me vesh të brendshme?”, ishte një pyetje tjetër, së cilës ajo iu përgjigj me “s’e kam bërë”, duke treguar se nuk i ka aspak në preferencë.

Ndër të tjera, ajo tregoi se gjatë kësaj periudhe po flirtonte me një personazh publik, por që zgjodhi ta mbante sekret emrin e tij. Sipas komentuesve, flirti kishte evoluar pas daljes nga izolimi dhe Françeska kishte krijuar një lidhje të re kësaj here me futbollist, moment që e festoi me foto nudo.

Para disa muajsh, Françeska zbuloi edhe gjendjen e saj ekonomike me postimet në “Instagram”. Teksa publikoi një meme përmes disa fotove ilustruese, ajo tregoi sesi sillet një bricjap (shenja e saj e horoskopit) kur mbetet pa para, dhe kur llogaria bankare e saj mbetet bosh.

“Llogaria ime bankare bosh”, shkruante Françeska gjatë karantinës.

Gjithsesi, ajo nuk e kaloi keq karantinën pasi publikoi disa foto në “Instastory”, ku shihej tek shijonte shampanjë dhe cigare nën rrezet e diellit në bregdetin e Durrësit.

E ftuar te “E diell”, gjatë intervistës me gazetarët e emisionit, zbuloi të tjera të pathëna nga jeta e saj e re, tashmë larg syrit të kamerave. Ndërsa në studion e Rudina Magjistarit ajo iu përgjigj pyetjeve për ndërhyrjet që ka bërë, në “E diell”, foli për pretendimet që ka për partnerin.

Pyetjes se si e do të dashurin që të bëhet burri i saj i ardhshëm me apo pa para, ajo iu përgjigj: “Po tani, edhe pa lekë, ç’e do?!”. Vajza nga Vlora u bë e njohur gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother”, vite më parë.

Më pas u komentua për shumë skandale e ndodhi, siç ishte dhe ky i fundit ku makina luksoze u përfshi nga flakët. Ndërkohë, Franceska po e shijon më shumë jetën pasi bashkë me rrëfimin e saj për veten, ajo ndau dhe foto nga jeta e saj e shtrenjtë që bën.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"