“E rëndë kur thotë trajneri i Partizanit që nuk i bindet skuadra”, Duro insiston: Ky derbi do kujtohet gjatë, ne do të ishim të mbaruar sot nëse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2022 | 23:04

“E rëndë kur thotë trajneri i Partizanit që nuk i bindet skuadra”, Duro insiston: Ky derbi do kujtohet gjatë, ne do të ishim të mbaruar sot nëse…

Shpëtim Duro, ish-futbollist e trajner i njohur i Partizanit, ka analizuar humbjen në derbi të të kuqve ndaj Tiranës duke e cilësuar një disfatë të rëndë. Duke folur në “Skaner”, ai theksoi se do kujtohej gjatë fakti se si ekipi u mund edhe pse për shumë minuta në epërsi numerike.

duro

“I tha të gjitha trajneri i Partizanit. E rëndë kur thotë trajneri i Partizanit që skuadra nuk i bindet fjalëve të trajnerit. Mendoj se do të mbahet mend gjatë kjo fitore e Tiranës se janë raste të rralla të jetë me 10 e të jetë ndeshja me barazim dhe me 11 vetë kundërshtari të shënosh dy herë. Kur janë 20 minuta lojë dhe të jetë në fund të lojës mundtë ndodhë. Por të jetë rezultati barazim dhe ndëshkohesh me dy gola për 70 minuta epërsi numerike, për mua është shumë e rëndë.

Ajo që mund të them për ndeshjen është se kisha më shumë besim te Tirana, e kam thënë që ka avantazhe po si skuadra janë të barabarta. Por avantazhi i Tiranës është trajneri i cili e di se çfarë është derbi se e ka provuar si lojtar shumë herë por edhe si trajner, ndaj një trajneri që sigurisht që nuk e paska për herë të parë derbin se tha e kam pasur në kategori të tretë a të katërt në Itali.

Ai nuk e ka idenë e derbit historik mes Partizanit e Tiranës. Është impakt shumë i rëndë te tifozët humbja në atë formë si sot. Impakti do të jetë, ndikon shumë. Ai nuk e ka këtë situatën e derbit dhe është akoma me qetësi. Ne do ishim të mbaruar sot nëse do të kishim humbur në atë formë si Partizani sot”, tha ai duke iu kthyer panelit me trajnerë në studio.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"