E quajti presidentin e Ligës “palaço”, Prokuroria jep dënimin për Zhangun. Nuk shpëton as Interi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2020 | 8:45

E quajti presidentin e Ligës “palaço”, Prokuroria jep dënimin për Zhangun. Nuk shpëton as Interi

“Luan me kalendarin dhe vendos gjithmonë shëndetin publik në plan të dytë. Ndoshta je palaçoja më i madh dhe i errët që kam parë. Po, po, flas me ty, presidentin e Ligës, Paolo dal Pino”.

konte zhang

3 marsin e kaluar, në ditët e para të krizës së pandemisë, presidenti i Interit, Stiven Zhang, ishte shprehur kështu në profilin e tij “Instagram” kundër numrit një të Ligës për të vendosur në pah sjelljen përpara shumëzimit të rasteve pozitive me “COVID-19” që nga ai moment brenda pak ditësh do të sillte pezullimin e kampionatit dhe karantinën në gjithë Italinë.

Fraza që kanë sjellë pasoja nga ana e Prokurorisë Federale: do të paguajë një gjobë prej 8 mijë eurosh, ndërsa Interi 5 mijë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"