E PAPRITUR/ Florian Marku anulon ndeshjen e 30 janarit, ja arsyeja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 3, 2021 | 23:40

E PAPRITUR/ Florian Marku anulon ndeshjen e 30 janarit, ja arsyeja

Boksieri shqiptar, Florian Marku kishte planifikuar një ndeshje të rëndësishme më datën 30 janar, pas barazimit të padrejtë në sfiden e muajit nëntor ndaj kundërshtarit britanik.

Marku

Përballja e 30 janarit u anulua për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar. Lajmi është konfirmuar nga vetë luftëtari shqiptar, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”. Marku shkruan se ‘lufta’ e tij do të zhvillohet në një datë tjetër, por që nuk është përcaktuar ende.

NJOFTIMI I MARKUT:

Për të gjithë ndjekesit e mi !!
Me vjen keq tju lajmeroj qe ndeshja e 30 janarit do ri planifikohet. Kam punuar me shume se kurre gjithe kete kohe edhe pse kam postuar pak.

Per shkak të një rritje të madhe në rastet Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar, lufta ime do te zhvillohet ne nje date tjeter. Vonesa shpresojmë të jetë vetëm pak javë, por unë do t’ju mbaj të gjithëve të informuar për çdo zhvillim te ri. 

fLORI

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"