E KRYER/ Mançester Siti bën goditje në merkato, firmos ylli i Çelsit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2023 | 14:23

E KRYER/ Mançester Siti bën goditje në merkato, firmos ylli i Çelsit

Mançester Siti e ka nisur merkaton e verës me një goditje të rëndësishme në mesfushë. “Qytetarët” kanë arritur akordin me Çelsin për transferimin e mesfushorit kroat Mateo Kovaçiç.

KOVACIC

Eksperti i merkatos, Fabricio Romano raporton Siti ka paguar në drejtim të Çelsit rreth 30 milionë paund, ku 25 ka kushtuar transferimi dhe 5 të tjera janë bonuse që do të varen nga suksesi i Sitit dhe jo nga paraqitjet e lojtarit.

2 javë më parë, Siti kishte arritur marrëveshje personale me mesfushorin dhe tashmë është arritur akordi edhe mes klubeve. Javën e ardhshme, Kovaçiç do të kryejë vizitat mjekësore te Siti dhe më pas do të prezantohet zyrtarisht.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"