E KRYER/ Hap i madh në karrierë, sulmuesi me pasaportë shqiptare prezantohet nesër tek Dinamo e Zagrebit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2024 | 20:30

E KRYER/ Hap i madh në karrierë, sulmuesi me pasaportë shqiptare prezantohet nesër tek Dinamo e Zagrebit

Sulmuesi Arbër Hoxha, i cili disa muaj më parë u pajis me pasaportën shqiptare, do të bëj një hap të madh në karrierën e tij, teksa ditën e nesërme prezantohet tek gjigantët e Dinamos së Zagrebit. 

1704726703536_1702380601068_hoxha

Lajmi është konfirmuar nga mediat kroate. Marrëveshja mes Dinamo Zagrebit dhe Slaven Belupos aty ku po luan aktualisht Hoxha është arritur dhe zyrtarizimi pritet të bëhet nesër (e martë). 

Mësohet se Slaven Belupo ka kërkuar rreth dy milionë euro për të liruar 25-vjeçarin dhe se tashmë klubet po diskutojnë detajet e fundit. 

Arber-Hoxha

Në rast se nuk ka ndonjë ndryshim në momentet e fundit, Hoxha pritet që t’i bashkohet ekipit të ri në përgatitje ditën e mërkurë. 

Këtë sezon Hoxha numëron 18 paraqitje me Slaven Belupon, ku ka shënuar katër gola dhe ka bërë tri asistime. Sulmuesi gjithashtu mbetet një alternativë mjaft e mirë edhe për Kombëtaren shqiptare në të ardhme.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"