E konfirmon gazetari italian, Mançester Junajtid dhe Dormund pranë arritjes së marrëveshjes për Sançon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2020 | 15:27

E konfirmon gazetari italian, Mançester Junajtid dhe Dormund pranë arritjes së marrëveshjes për Sançon

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano bisedimet mes Mançester Junajtid dhe Borusia Dortmundit për Xhejdon Sançon po shkojnë mirë. Dy klubet shpresojnë të gjejnë marrëveshjen përfundimtarë së shpejti.

sanco

Mançester Junajtid dhe Dortmund sipas gazetarit Fabrizio Romano kanë qenë në negociata gjithë ditën për të gjetur marëveshjen e duhur për detajet e fundit. Sanço ka arritur akord personal me Mançester Junajtid deri në qershor të vitit 2025 dhe tani po pret që dy klubet të arrijnë marrëveshjen mes tyre.

Talenti anglez është objektivi kryesor i Mançester Junajtid, me Dortmundin që kërkon 120 milionë euro për Sançon.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"