E kërkon Liverpuli, Bajern Mynih i vendos çmimin mesfushorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2020 | 14:44

E kërkon Liverpuli, Bajern Mynih i vendos çmimin mesfushorit

Bajern Mynihu ka vendosur një çmim prej 30 milionë eurosh për Tiago Alkantarën. Sipas”Bild” çdo ekip që e dëshiron mesfushorin spanjoll në skuadër duhet t’i paguajë 30 milionë euro kampionëve të Gjermanisë.

tiago

Tiagos i është ofruar një kontratë e re nga Bajerni, por mesfushori e ka refuzuar pasi dëshiron një aventurë tjetër larg Bundesligës. Për Tiagon interes më të madh ka shprehur Liverpuli, me trajnerin Jurgen Klop që e shikon mesfushorin spanjoll si një përforcim cilësor në skuadër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"