“E kam pritur këtë rast me Shqipërinë”, Memolla: Po merremi me idetë e reja të trajnerit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2020 | 22:14

“E kam pritur këtë rast me Shqipërinë”, Memolla: Po merremi me idetë e reja të trajnerit

Mbrojtësi i majtë i Shqipërisë Hysen Memolla çmoi mundësitë e shumta të përzgjedhjes së formacionit të parë nga trajneri Reja.
memolla
Pas fitores me Bjellorusinë 3-2, lojtari i ekipit hungarez Dioshgor, deklaroi se e priste momentin që të luante si titullar me kuqezinjtë.

“Ndeshja me Bjellorusinë – Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. E treguam veten, dolëm në skemat e trajnerit që kishim provuar këtë javë. Kjo fitore ishte e rëndësishme. Morëm 3 pikë shumë të rëndësishme për ne dhe popullin shqiptar.

Grupi – Kemi një grup 27-28 lojtarë, mund të zgjidhen shumë futbolistë. Lojtarët janë të gatshëm, kam pritur rastin dhe momentin tim, zhvillova sa më shumë lojë në fushë. Ka varietet zgjedhjesh.

E ardhmja – Jemi duke punuar, po merremi me idetë e reja me skemën 3-5-2, jemi në rrugë të mbarë. Fituam me Kosovën, mund të bëjmë sa më mirë për të ardhmen”, deklaroi Memolla.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"