E BUJSHME/ Tramexani kërkon një tjetër shqiptar tek Sioni, problem mbetet paga e lartë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2017 | 19:43

E BUJSHME/ Tramexani kërkon një tjetër shqiptar tek Sioni, problem mbetet paga e lartë

Trajneri i Sionit në Zvicër, Paolo Tramexani, ka marrë vetëm 12 pikë në 11 ndeshje, dhe gjendet në presion të madh për pikë. Duke parë rezultatet jo të mira, në krye të listës së dëshirave të tij gjendet sulmuesi shqiptar Shkëlzen Gashi.

tramexani

Ish-ndihmësi i De Biazit e kërkon që në janar Gashin, dhe raportohet se sulmuesi që po aktivizohet tek Kolorado Rapids në Amerikë, është në negociata me Sionin. Por, problem mbetet paga e lartë. Te Kolorado ai fiton mbi 1 milion dollarë në vit, dhe kontrata e tij është deri në 2020.

Gashi Kolorado 2016

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"