E BUJSHME/ “Më ka kontaktuar menaxheri i Viteshes”, “bomberi” i Superligës zbulon interesimin e klubit holandez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 29, 2020 | 23:42

E BUJSHME/ “Më ka kontaktuar menaxheri i Viteshes”, “bomberi” i Superligës zbulon interesimin e klubit holandez

Forma e jashtëzakonshme e sulmuesit të Ballkanit, Mirlind Dakut ka tërhequr interesin e klubit holandez, Viteshe. Shënuesi i 21 golave në 18 ndeshje të Superligës së Kosovës pranoi në një prononcim të fundit se një menaxher i klubit verdhezi e ka kontaktuar atë.
DAKU

“Një menaxher i ekipit holandez Viteshe më ka kontaktuar. Por, menaxheri im tashmë po merret me këto punë. Unë jam i lumtur te Ballkani dhe besoj që do të qëndrojë deri në përfundim të sezonit” bëri me dije 22-vjeçari për “Indeksonline”.

Daku është në pronësi të klubit kroat Osijek. Nëse ai kalon te Viteshe, do të formonte një dyshe të jashtëzakonshme sulmi me sulmuesin e Shqipërisë Armando Brojën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"