E BUJSHME/ Kazakët duan Kukësin, zbardhen prapaskenat me verilindorët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2023 | 23:07

E BUJSHME/ Kazakët duan Kukësin, zbardhen prapaskenat me verilindorët

Klubi i Kukësit mund të ndryshojë pronar në të ardhmen, ose mund t’i shtohen disa të tjerë përveç familjes Gjici. Varet se si mund të ecin negociatat.

Kukesi-Vllaznia

Prej kohësh përflitet se këta të fundit mund ta shesin klubin pas asaj që ndodhi me Safet Gjicin, por kjo është përgënjeshtruar pothuajse sistematikisht nga familjarët e tij dhe zyrtarët e klubit.

Ndërkohë, kohët e fundit ka shfaqur interes një konsorcium me seli në Kazakistan, që mësohet se kanë lidhje me klubin e Astanës, por deri pak kohë më parë kishin aksione edhe te klubi bjellorus Shakhter Soligorsk. Megjithatë, duhet të saktësojmë se klubi i Astanës në Kazakistan ka si pronar zyrtar kompaninë shtetërore Samruk Kazyna.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"