E bleu 40 milionë euro, ja klauzola e çmendur e lojtarit të ri të Atletikos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2019 | 21:47

E bleu 40 milionë euro, ja klauzola e çmendur e lojtarit të ri të Atletikos

Vetëm pak ditë më parë Atletiko Madrid zyrtarizoi afrimin e mesfushorit Markos Jorente nga rivalët e Real Madrid.marcos llorente

Lojtari i kushtoi ekipit të Simeones plot 40 milionë euro. Lojtari spanjoll nga 1 korriku do të nisë një aventurë të re, në të njëjtin qytet por me skuadër tjetër. Por vetëm pas dy ditësh Atletiko Madrid ka vendosur ta blindojë mesfushorin 24-vjeçar.  Sipas mediave spanjolle, “Los Kolçoneros” kanë vendosur një klauzolë largimi prej 120 milionë eurosh.15609433942447

Pra cilado skuadër që e dëshiron lojtarin, nga 1 korriku duhet të paguajë klauzolën prej 120 milionë eurosh. Të njëjtën klauzolë largimi ka edhe ylli i ekipit Antuan Grizman, i cili pritet të largohet këtë verë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"