E ardhmja e tij te Tirana mbetet ende pezull, Seferi mban peng merkaton e bardhebluve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2022 | 9:59

E ardhmja e tij te Tirana mbetet ende pezull, Seferi mban peng merkaton e bardhebluve

Tirana ka nisur përgatitjet për kampionatin, madje duke zhvilluar edhe miqësoren e parë. Gjithsesi, ra në sy mungesa e Taulant Seferit, i cili ende nuk është bashkuar me ekipin. Prej ditësh bomberi 25-vjeçar mungon në stërvitje me bardheblutë. Zyrtarisht ka marrë leje nga klubi, por burime pranë kampionëve bëjnë me dije se ai thjesht po pret ofertën e duhur.

SEFERI

Orët e fundit mësohet se një klub ukrainas (një mes Zorias dhe Vorskla Poltavës) kanë ofruar shumën prej 500 mijë eurosh për kartonin e tij, por edhe një rrogë të majme. Autori i 19 golave sezonin që shkoi është duke medituar për ofertën, ndërsa mësohet se presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka refuzuar.

Kreu i klubit kampion pretendon të paktën 700 mijë euro për golashënuesin e sezonit të shkuar (së bashku me Guindonë). Ukrainasit gjithsesi nuk janë tërhequr dhe po vazhdojnë të negociojnë duke shpresuar në një ulje të çmimit për kartonin e 25-vjeçarit, i cili është nën kontratë me Tiranën edhe për dy vite.

Tirana ka mbyllur Europën dhe tani mendon për Superioren. Skuadra bardheblu është duke menduar për kampionatin dhe mbrojtjen e titullit. Kampionati nis më 20 gusht, ndërsa Tirana po kërkon për lojtarë.

Problemi kryesor është se nuk po gjejnë futbollistë cilësorë. Në këto kushte, nëse nuk gjenden lojtarë, atëherë skuadra aktuale do të marrë pjesë në kampionat. Gjithsesi, do të pritet deri në fund të merkatos, pikërisht në momentin kur mund të ketë lojtarë të lirë.

PANORAMASPORT.Al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"