Dyshimet për Bylis-Tirana, Sindikata thirrje futbollistëve: Mos u bëni bashkëfajtorë në këto komedi, xhaketat e zeza…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2020 | 12:12

Dyshimet për Bylis-Tirana, Sindikata thirrje futbollistëve: Mos u bëni bashkëfajtorë në këto komedi, xhaketat e zeza…

Ndeshja e gjysmëfinales së Kupës mes Bylisi dhe Tiranës ka ngritur dyshime të mëdha tek të gjithë, për mënyrë se si shkoi rrjedha e ndeshjes.batha

Sjella e futbollistëve në fushën e lojës ka ngritur dyshime të shuma, për sa i përket përcaktimit të rezultatit. Pikërisht për këtë ka pasur reagime të shumta nga të gjithë, teksa edhe vetë presidenti i Tiranës, Refik Halili është shprehur se mund të ketë pasur ndërhyrje nga jashtë. Për këtë së fundmi ka reaguar edhe Sindikata e cila i ka bërë një thirrje futbollistëve.

“Sindikata e Futbollisteve Profesionistë Shqiptare, në statutin e saj ka parashikuar të përkrahë dhe mbështesë̈ futbollin e ndershëm dhe korrekt. Por sot në mediat sportive, nga shumë aktorë të futbollit, gazetarë, presidentë, shoqata tifozësh etj, janë ngritur dyshime për paracaktim të rezultatit sportiv të ndeshjes Bylis-Tirana.

Sindikata nuk ka asnjë të drejtë për të bërë komente mbi këtë ndeshje, pasi është detyrë e Komisionit të Etikës t’i japë përgjigje çdo dyshimi të ngritur. Por nisur nga ky fakt, si dhe aludimet e shpeshta për ndeshjet e Kategorisë̈ së Parë, Sindikata i bën thirrje të gjithë futbollistëve që të jenë seriozë në punën e tyre, duke respektuar fanellën që mbajnë veshur, tifozët që i përkrahin dhe mbi të gjitha djersën dhe sakrificat e tyre.

Rezultatet që vijnë nga lufta e fortë sportive në fushën e lojës janë ato qe i japin jetë pasionit tonë për futbollin. Çdo rezultat i vendosur nga xhaketat e zeza në fushën e lojës, sipas urdhrave të kostumeve të zinj në shkallet e stadiumeve nuk duhet të ketë lidhje me ne.

Futbollistet, megjithëse ndodhen në situatë mjaft të vështirë, nuk duhet të behën bashkëfajtorë në këto komedi që luhen me futbollin. Sindikata do të jetë gjithmonë në mbështetje të të gjithë̈ futbollistëve, të cilën karrierën e tyre sportive ta mbështetin te futbolli Fair-Play”, shkruhet në postimin e Sindikatës.

vg

PAORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"