Dy mungesa “big” për trajnerin Shehi, formacioni i Partizanit duhet modifikuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2024 | 10:40

Dy mungesa “big” për trajnerin Shehi, formacioni i Partizanit duhet modifikuar

Partizani nuk i ka mbyllur ende përgatitjet për Vllazninë, teksa sot mbasdite është programuar stërvitja e fundit, kur edhe Shehi do të hartojë planin final dhe do të qartësojë edhe 11- shen startuese. Por ndikuar nga mungesat, një projeksion sa i përket formacionit mund të bëhet, duke u bazuar edhe nga ajo që trajneri ka preferuar në të shkuarën.

PARTIZANI

Siç dihet tashmë, dy janë mungesat e mëdha për këtë ndeshje, Hadroj dhe Cara. Mbrojtësi e ka pasur të pamundur të rikuperohet për këtë sfidë, ndërsa kavajasi është i pezulluar. Dje Mehmeti i është bashkuar skuadrës në stërvitje dhe mund të jetë një alternativë në stol në rast se ekipi do të ketë nevojë për të.

Në lidhje me rreshtimin, pritet që Murataj të kthehet edhe njëherë si mbrojtës i djathtë, një rol që e bëri për shumë ndeshje në mungesë të Hadrojt. Pjesa tjetër e difensivës nuk pritet të ndryshojë, me dyshen Preka-Sota, që shihen si ata që japin më shumë garanci. Në portë Hoxha është gati, por Qirko nga ana tjetër ka shfaqur formë shumë të mirë dhe po arrin vetëbesimin e duhur. Në mesfushë me shumë mundësi do të kthehet Taipi, i cili më së shumti ka luajtur si anësor në sulm, por tërheqja e Muratajt pritet ta detyrojë Shehin t’i ndryshojë vendosje. Në sulm thuajse të sigurt janë Skuka dhe Mba, teksa krah tyre favorit është Keko, i vetmi mes sulmuesve, që mund të luajë mirë edhe si anësor.

par

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"