Duro: Danilo Alvesh ka humbur 8 topa, janë statistika alarmante

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2017 | 19:55

Duro: Danilo Alvesh ka humbur 8 topa, janë statistika alarmante

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, u shpreh i kënaqur nga loja e skuadrës së tij në fazën difensive, dhe theksoi se problemi i vetëm në ndeshjen e sotme ishte mosgjetja e golit. Në deklaratën e dhënë pas takimit për “Supersport”, ai tha se statistikat e Danilo Alveshit me topat e humbur janë alarmante.

duro

Barazimi ndaj Luftëtarit

“E kam thënë që çdo ndeshje ka rëndësinë e saj. Të gjitha skuadrat duhen respektuar sepse do të jetë një kampionat shumë i ekuilibruar. Doja të fitoja sot sepse ktheheshim në fushën tonë, por nuk ishte fillim i mirë siç e kishim përgatitur ndeshjen. Nuk ishim agresivë si duhet dhe presioni dhe përgjegjësia ndaj tifozerisë ndikoi në anën emocionale.

Pastaj gradualisht kur nuk shënon vështirësohet loja. Në pjesën e dytë kishim epërsi, krijuam shumë situata për të shënuar, por nuk patëm fat para portës dhe nuk ishim të qetë. Megjithatë është një barazim në një kampionat të ekuilibruar. Kampionati vazhdon dhe çdo ndeshje ka rëndësinë e saj.”

Shanset në pjesën e dytë

“Në pjesën e dytë kishim mundësi me dalje në krahun e djathtë disa herë. Patëm situata, por nuk mundëm të shënonim. Në pjesën e dytë kundërshtari s’na rrezikoi asnjëherë. Kemi mbuluar dy pikat e forta të kundërshtarit, Abazajn dhe Bregun, por duhej të kishim shënuar.”

Furnizimi i pakët me topa i sulmuesve

“Në pjesën e parë jam dakord, kurse në pjesën e dytë me Zhufon patëm disa momente, pati ndryshim. Danilo mori disa topa por ka bërë gabime shumë në çdo kontakt me topin. Mund të ketë humbur 8 topa dhe kur bën këto gabime nuk duhet të kërkojë gabimin në mënyrën e lojës, por te vetja e vet. Me futjen e Zhufos që ka përgatitje më të mirë teknike, ishim më shumë në kërkim dhe kundërshtari s’na rrezikoi asnjëherë.”

Zgjedhja e 4 të huajve që e nisën si titullarë nuk funksionoi

“Lejohen 4 të huaj dhe të 4 ishin pikat kryesore të skuadrës në dy ndeshjet e fundit, ndaj Zhufo ishte në stol. Ajo vendosje funksionoi më parë, por kur nuk funksionon si sot me Kamara në pjesën e parë, isha i detyruar të ndryshoj organikën dhe vendosjen në fushë. Sa i përket kujdesit, duhet shumë kujdes me lojtarë si Abazaj dhe Bregu, ndaj jam shumë i kënaqur që i mbuluam shumë mirë. Problemi i vetëm ishte që nuk shënuam.”

Gjendja e Danilos

“Ka bërë shumë gabime sot në kontaktin me top, janë statistika alarmante. E thashë dhe e them shqip, nuk e kërkoj te organizimi problemin, por te topat e marrë dhe të dhuruar kundërshtarit.”

Gjendja e fushës

“Fusha ishte e mirë, por jo në kushte ideale sepse do kohën e duhur, por ka përmirësim të dukshëm.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"