“Duhet të përgatitemi për dy projekte”, Daja: Doja që Partizani ta niste sezonin në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2020 | 14:59

“Duhet të përgatitemi për dy projekte”, Daja: Doja që Partizani ta niste sezonin në shtëpi

Trajneri Ilir Daja ka në dispozicion një grup prej 27 lojtarësh, por shumë janë afruar nga ekipi B për të mbushur radhët, pasi dihet se klubi e ka të bllokuar merkaton. Në një prononcim për “Top Channel” trajneri i të kuqve tregon situatën, por efekti kohor e bën skeptik edhe po u hap merkatoja.
Ilir Daja
“Kemi një kontigjent prej 27 lojtarësh, pjesa më e madhe janë futbollistë të rinj që janë afruar nga ekipi B i Partizanit. Dihet se me këtë bllokim të merkatos që kemi në këto momente nuk kemi bërë të mundur të afrojmë asnjë lojtar për të plotësuar grupin dhe e dimë që nga skuadra e vjetshme shumë futbollistë janë larguar. Në një kohë të shkurtër duhet të përgatitemi për dy projekte. Deri në këto momente kemi punuar me projektin që merkatoja është e bllokuar, por efekti kohor është shumë i rëndësishëm, sepse pas pak ditësh nis kampionati. Ndaj, edhe lojtarët e rinj, nëse vijnë po u hap merkatoja, nuk dihet se çfarë gjendjeje fizike kanë”, u shpreh fillimisht trajneri Ilir Daja.
Superiore
Ndërsa në lidhje me shortin e kampionatit, trajneri pohoi se e mira do të ishte ta nisnin në shtëpi. “Unë do të doja dhe më e mira do të ishte që dy ndeshjet e para t’i kishim brenda në shtëpi, sepse kemi një grup që sapo është riformatuar dhe nuk është plotësuar akoma për shkaqet që dihen. Sigurisht këto dy ndeshje do të ktheheshin në fazën e dytë në ndeshje jashtë, kështu që më mirë të fillojmë me dy sfida të vështira në transfertë për të parë më mbrapa ndoshta me lehtësi sepse asnjëherë nuk do të thotë që ndeshjet në transfertë ose brenda janë njësoj”, përfundoi Ilir Daja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"