“Duhet ta ndihmojmë Hidin ta kalojë këtë moment”, flet Bicaj: Ja çfarë bëri sot pas përfundimit të ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2020 | 23:54

“Duhet ta ndihmojmë Hidin ta kalojë këtë moment”, flet Bicaj: Ja çfarë bëri sot pas përfundimit të ndeshjes

Isli Hidi është duke kaluar një moment negativ, teksa këtë e tregoi edhe në ndeshjen e sotme, ku pothuajse i fali një gol kundërshtarit, me një dalje që nuk e mendoi mirë.bandicam 2020-03-04 16-12-15-468

Për këtë moment të portierit ka folur edhe mbrojtësi i Bylisit, Ditmar Bicaj, i cili për “Supersport” u shpreh se është i habitur nga ajo që po i ndodh portierit.

“Me Hidin jemi gjithë kohën bashkë, edhe në një shtëpi dhe nuk e di se çfarë po i ndodh. Ndoshta them si është ajo shprehja popullore, se mos e kanë marrë mësysh. Sot pas ndeshjes na ka kërkuar falje, por kështu është futbolli dhe do ta ndihmojmë ta kalojë këtë moment të vështirë.”, u shpreh Bicaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"