Dueli ndaj Shkumbinit në Kupë, Egnatia sot me objektiv për të mbyllur llogaritë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2022 | 10:55

Dueli ndaj Shkumbinit në Kupë, Egnatia sot me objektiv për të mbyllur llogaritë

Për sfidën e sotme në Peqin mes dy skuadrave që dikur kanë qenë rivale tepër të denja për njëra-tjetrën, realiteti i tanishëm ka sjellë ndryshime të tilla që janë të vetëkuptueshme.

EGNATIA 2 (1)

Egnatia duke qenë se hyn te skuadrat e mirë investuara aktualisht, ndeshjen e parë të Kupës, sipas drejtuesve të stafit teknik, pritet që do ta kalojë jo vetëm me respektin e duhur për kundërshtarin, edhe me mos zbehjen për asnjë çast të vëmendjes për të dalë të fituar nga ky takim.

Shkumbini vërtetë luan sot në kategorinë e dytë, por futbolli në këtë qytet ka qenë gjithnjë nga gjërat e shtrenjta, prandaj Egnatia si skuadër fqinje me Peqinin e di fort mirë këtë detaj.

KUALIFIKIMI – Nuk është thjesht çështja për të siguruar që në ndeshjen e parë, por edhe për të vënë një themel edhe kualifikimit që nga kjo ndeshje.

Në mënyrë që takimi i kthimit të jetë më i thjeshtë, por në asnjë rast “formalitet”.

Kualifikimi thjesht konsiderohet “detyrë shtëpie”.

Një fitore e pastër në Kupë ndaj Shkumbinit, rikthen totalisht pas ndeshjes së sotme vëmendjen e plotë te takimet e kampionatit, ku të shtunën Egnatia do të presë Kastriotin, skuadër të cilën në kampionatin e kaluar ia pati rrëmbyer pikët e plota në Rrogozhinë nga fitoret e njëjta në fushën e saj me të njëjtin përfundim 2-1.

Për vetë impenjimin maksimal që kërkojnë ndeshjet e kampionatit, ku janë shumë të rëndësishme pikët, në Kupë, veçanërisht në këtë përballje nesër me një skuadër si Shkumbini, që luan dy kategori më poshtë se Egnatia, kualifikimi pritet që të hipotekohet që nga ndeshja e parë.

FATMIR EFICA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"