Dueli ndaj Butrintit, Nikaj karikon Pogradecin: Do të bëjmë maksimumin që t’i fitojmë të 6 ndeshjet e mbetura

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2024 | 21:43

Dueli ndaj Butrintit, Nikaj karikon Pogradecin: Do të bëjmë maksimumin që t’i fitojmë të 6 ndeshjet e mbetura

Trajneri i Pogradecit, Samuel Nikaj, para ndeshjes me Butrintin për “Panorama Sport” u shpreh:

Nikaj

“Na pret një ndeshje e fortë dhe e vlerësojmë maksimalisht Butrintin, pasi ka lojtarë cilësorë dhe me eksperiencë. Synimet tona janë të qarta dhe çdo ndeshje është një finale. Do të bëjmë maksimumin që t’i fitojmë të 6 ndeshjet e mbetura, por me rëndësi është sfida e radhës, Butrinti. Gjendja e grupit është optimale”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"