Dueli ndaj Bajernit të Mynihut, flet mbrojtësi i Barcelonës: Uroj që Levandovski t’i bëjë bavarezëve…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2022 | 14:34

Dueli ndaj Bajernit të Mynihut, flet mbrojtësi i Barcelonës: Uroj që Levandovski t’i bëjë bavarezëve…

Trajneri Ksavi Hernandez është shoqëruar nga mbrojtësi, Ronald Arauho në konferencën për shtyp në Mynih.

ARAUHO

Uruguaiani ka theksuar se konsolidimi në fazën mbrojtëse është arsyeja pse Barcelona është shfaqur kaq mirë në këtë sezon. Ai mendon se kjo kompaktësi në fazën mbrojtëse do të jetë dhe çelësi kundër Bajernit.

“Çelësi i Barçës në këtë sezon është siguria e fituar në mbrojtje. Nuk pësojmë më shumë gola. Nëse ne pësojmë gjithnjë e më pak, do të thotë se sulmuesit mund ta kenë më të lehtë punën e tyre atje përpara”, ka thënë ai. Arauho ka nënvizuar dhe rëndësinë e pranisë në skuadër të Robert Levandovskit.

“Kemi vuajtur shumë ndaj tij, por për fat nuk ka më. Tani është në krahun tonë dhe uroj të bëjë mbrojtjen e Bajernit me dhimbje koke”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"