Dueli me Egnatian, Ardian Mema i beson formacionit fitues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2022 | 9:54

Dueli me Egnatian, Ardian Mema i beson formacionit fitues

Pasi debutoi me fitore në ndeshjen ndaj Vllaznisë, Ardian Mema pret sot një sforco të fundit nga skuadra, teksa Kastrioti i tij do të luajë në orën 13:00 në stadiumin e Kamzës ndaj Egnatias.

Mema-e1560459804948

Në stërvitjet e fundit, trajneri është munduar të mbajë në tonus grupin dhe të gjithë lojtarët kanë qenë të angazhuar maksimalisht. Me 18 pikë në vendin e shtatë, një tjetër fitore sot me rrogozhinasit, do të bënte që Kastrioti të vijonte i qetë garën, duke pushuar në festat e fundvitit në një pozicion komod.

Trajneri Mema ka paralajmëruar skuadrën se ky takim është shumë i rëndësishëm për vazhdimësinë, duke pasur parasysh edhe cilësinë që ka Egnatia si ekip. Kundërshtari vjen pas një humbjeje në shtëpi dhe Kastrioti kërkon të shfrytëzojë maksimalisht këtë moment. Sipas të gjitha gjasave, Mema do të konfirmojë formacionin fitues të takimit të tij të parë në krye të Kastriotit.

Mungesë për shkak dëmtimi pritet të jetë sërish mbrojtësi i majtë, Armand Rami dhe në vend të tij do të luajë shqiptari nga Mali i Zi, Prenkoçeviç, i cili bëri një performancë shumë të mirë në sfidën e kaluar. Në pozicionet e tjera nuk ka dilema, me mesfushën ku konfirmohet treshja Onanuga-Karakaçi-Hasani, ndërsa sulmi me Santiago Selmanin në majë, që mbështetet nga Çela dhe Grenca nga krahët.

KSDHD (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"