“Dua të kaloj njëherë e përgjithmonë këtë situatë”, Pogba i prekur: Po dëmtohem nga problemet psikologjike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2023 | 18:31

“Dua të kaloj njëherë e përgjithmonë këtë situatë”, Pogba i prekur: Po dëmtohem nga problemet psikologjike

Pol Pogba ka kaluar sezonin ndoshta më të vështirë në karrierën e tij si futbollist. Pas rikthimit me parametra zero nga Junajtidi te Juventusi, Pogba ka kaluar një sezon makthi, të mbushur me dëmtime dhe mungesa të gjata.

pogba

Ai ëhstë i bindur se gjithçka i ka ardhur nga problemet që ka pasur jashtë fushës, duke qenë se ka rënë pre e zhvatjes. Në një intervistë për “Views”, Pogba u shpreh se ka qenë një sezon i vështirë duke u lutur që gjithçka të kalojë me sezonin e ri.

“Dëmtimet që kanë ndodhur këtë vit janë të gjitha për shkak të problemeve psikologjike. Asnjë sezon nuk më ka vënë në provë aq shumë sa ky. Fitorja ime më e rëndësishme do të ishte nëse kapërcehen njëherë e përgjithmonë këto pengesa jo sportive”, tha Pogba.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"