Drejtuesit e Korabit konfirmojnë: Duam tre të Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2017 | 19:23

Drejtuesit e Korabit konfirmojnë: Duam tre të Skënderbeut

Drejtuesit e Korabit kanë konfirmuar lajmin e “Panorama Sport”, se klubi dibran i ka bërë kërkesë Skënderbeut për huazimin e tre futbollistëve. Drejtori sportiv, Fehmi Mëziu ka konfirmuar emrat e tre lojtarëve me të cilët shpreson të kthejë fatet e skuadrës në pjesën e dytë të sezonit dhe ta largojë sa më parë nga fundi i klasifikimit.

Korabi stervitje

“Duhet parë konkretizimi i kontratave apo marrëveshjeve. Jemi në biseda me presidentin e Skënderbeut, Ardjan Takaj, pasi kemi nevojë për Hoxhajn, Serxhion dhe Malajn”, tha ai në një prononcim për “SuperSport”, duke bërë të ditur dëshirat e dibranëve, të cilët shpresojnë që fazën e tretë ta nisin para tifozëve të tyre pasi punimet në stadium po ecin me ritme të kënaqshme.

“Kemi filluar punimet para festave dhe kemi bërë shumë punë. Kemi mbyllur dhomat, kemi porositur stolat, portat, tribunën. Deri më 14 janar do të jenë gati. Për momentin ka mbetur vetëm rrethimi. Më datë 18 do të jetë gjithçka gati”, premtoi Mziu.

Korabi stadiumi 5

Një problem më vete mund të jetë fakti se tani ka filluar të përflitet për largime lojtarësh nga Korabi drejt skuadrave më të mëdha. Sipas trajnerit Gerd Haxhiu, në këtë rast do të synohet që klubi të marrë diçka si këmbim.

“Kuptoj interesat personale të lojtarëve, ndërsa edhe ata duhet të kuptojnë interesat e klubit. Mua më vjen mirë që kemi lojtarë të cilët i kërkojnë ekipet elitare. Ka opsione merkatoje, shkëmbim lojtarësh, me pagesë dhe nuk pengojmë askënd. Besoj se do të jenë pjesa e jonë pasi janë në planet e mia”, deklaroi Haxhiu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"