Dovedan: Ringrihemi me Burrelin, nuk e diskutojmë “play off”-in

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2023 | 9:30

Dovedan: Ringrihemi me Burrelin, nuk e diskutojmë “play off”-in

Apolonia është gati për të sfiduar Burrelin. Fierakët e kanë të qartë se do të jetë ndeshje e vështirë, pavarësisht faktorit fushë, ndaj janë mobilizuar dhe synojnë vetëm rikthimin te fitorja në kampionat.DOVEDANNë Fier kanë një objektiv të qartë për të arritur sot në orën 15:00, vetëm pikët e plota përballë matjanëve në stadiumin “Loni Papuçiu”. Trajneri Veljko Dovedan ka analizuar për “Panorama Sport” gjendjen e skuadrës, ndeshjen e radhës dhe synimet.

Sot përballeni me Burrelin. Sa e rëndësishme është kjo ndeshje për Apoloninë?

Ndeshje radhe, por me shumë rëndësi. Së pari, për vetë pozitat e të dyja skuadrave në klasifikim dhe së dyti, se Apolonia luan në shtëpi. Triumfi është i rëndësishëm. Këto ditë kam punuar gjerë e gjatë me djemtë e mi, sidomos për gjendjen e tyre psikologjike. Pas asaj humbjeje, fitorja përballë Burrelit është detyrim moral në Fier. Nuk është ndeshje e lehtë, por Apolonia di dhe do të ringrihet shpejt. Jemi drejt fundit të kampionatit.

Sa shanse ka Apolonia të arrijë zonën “play off”?

Objektiv më se i arritshëm, nëse Apolonia do të tregohet pragmatiste në pesë javët e fundit. Do të thosha që janë pesë finale të vërteta, që secila prej tyre ka rëndësinë dhe veçantinë e vet. Asnjë ndeshje nuk është e njëjtë me tjetrën, kështu që gjithçka nis nga ndeshja e sotme me Burrelin. Do të luftojmë për të marrë pikët e plota ndaj matjanëve për të qenë akoma më të sigurt në arritjen e zonës “play off”.

HILMI SALIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"