Dorëhiqet administratori i Luftëtarit: Ja e vërteta e largimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2019 | 23:19

Dorëhiqet administratori i Luftëtarit: Ja e vërteta e largimit

Artan Lazaj nuk do të jetë më administrator i Luftëtarit. I kontaktuar nga “Panoroma Sport”, Lazaj tregon arsyet e ndarjes me klubin gjirokastrit. 

artan lazajj

“Jeni shembull i korrektesës profesionale për kohën që flasim. Ju më kontaktuat dy ditë më parë dhe më vjen keq që për arsye pune nuk isha i disponueshëm, pasi isha në Maqedoni. Konfirmoj se për angazhimet e mia në një shoqëri shërbimesh tregtare tjetër s’mund të jem në shërbim të skuadrës së Luftëtarit.

Nuk u përgjigjem cilësive që kërkon administrata dhe në këto kushte mendoj se do të bëja keq dhe jo mirë. Jam dhe do të jem i gatshëm për të dhënë këshillat e mia juridike, nëse më kërkohen. Luftëtarin s’e kam braktisur dhe s’do ta braktis kurrë. Ju (gazetarët) më keni parë në tribunën VIP dhe aty do të jem në çdo ndeshje. Kam qenë dhe do të jem me shpirt e zemër me Luftëtarin në të gjitha fushat ku Luftëtari luan”, tha Lazaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"