“Donim ta luanim ketë ndeshje si një “all in””, Sadiki pas barazimit të Erzenit: Jemi në një lloj krize, por nuk do dorëzohemi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2024 | 16:38

“Donim ta luanim ketë ndeshje si një “all in””, Sadiki pas barazimit të Erzenit: Jemi në një lloj krize, por nuk do dorëzohemi

Erzeni mori një barazim pa gola kundër Laçit, në javën e 28-të të “Abissnet Superiore”. Pas përfundimit të ndeshjes, qendërmbrojtësi i shijakasve Nehar Sadiki, i cili festoi edhe ditëlindjen sot, foli pë situatën e vështirë që po kalon ekipi i tij.

bandicam 2024-03-16 16-19-03-334

“Faleminderit, është mirë te luash kur ke ditëlindjen, por në plan të pare është ekipi. Duhet te fitonim por nuk ja arritëm. Na ka kapur një lloj ngërçi ne fazën e sulmit, nuk e di ç’te them.

Kemi ardhur të luajmë ndeshjen me Laçin si “all in”, duhej një marsh me i larte për të fituar ndeshjen. Jemi në një lloj krize, megjithatë nuk dorëzohemi. Kemi pësuar shumë gola nga mungesa e përqendrimit. Megjithatë, këtë ndeshje nuk pësuam dhe është diçka e mirë. Duam te arrijmë objektivin tonë”, tha ai për “MCN” pas përfundimit të ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"