Doka nuk mund të luajë në Hungari, e ndjek mbrapa pezullimi i Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2024 | 16:44

Doka nuk mund të luajë në Hungari, e ndjek mbrapa pezullimi i Superiores

Albi Doka u transferua të martën në kampionatin hungarez me Ujpeshtin. Lojtari ishte largimi i pestë i bardhebluve.

Albi-Doka

Gjithsesi, mbrojtësi i djathtë me shumë mundësi nuk do të luajë në kampionat me hungarezët. Kartoni i kuq dhe dënimi tri javë që mori në Shqipëri është i vlefshëm edhe në Hungari. Doka do të luajë vetëm pas tri javësh.

Doka nuk e ka aventurë të parë në Hungari, pasi më parë ka luajtur edhe për Budapest Honved, nga i cili u largua pas rënies së skuadrës nga kategoria vitin e kaluar. Doka, i cili zgjodhi fanellën me numër 2, fitoi një herë kampionatin shqiptar dhe Kupën e Shqipërisë.

Me 21 pikë pas 17 javëve, Ujpeshti është në vendin e nëntë në kampionat dhe e pret fazën tjetër dhe të premten do të jetë mysafir i MTK Budapestit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"